Общая Хирургия

Об отделении

Spitali Memorial vepron si nje pioner duke riorganizuar Departamentin e tij te Kirurgjise se Pergjithshme. Filozofia baze qe qendron pas ketij riorganizimi, te cilin ne mund ta quajme “Kirurgji me Subjekt Specifik”, eshte zgjerimi i njohurise shkencore ne rritje ne kete fushe te mjekesise.

Spitali Memorial eshte spitali i pare ne Turqi i cili eshte aprovuar dhe licensuar nga Ministria e Shendetesise per transplant organesh (melci dhe veshke) dhe sherbimet perkatese laboratorike (imunogjenetike-perqasja e indeve, Tipi i indeve HLA- dhe Studimet imunologjike). Memoriali eshte gjithashtu spitali i pare privat qe ka performuar transplantin e melcise.

Zhvillimet e 20-30 viteve te fundit jane mbeshtetja themelore e metodave me te fundit te trajtimit dhe pajisjeve moderne mjekesore. Ne boten e sotme te shpejte, pothuajse 1/3 e informacionit mjekesor behet e vjeteruar brenda 5 viteve. Ne anen tjeter, kirurgjia e pergjithshme eshte nje fushe e rendesishme dhe e gjere e mjekesise. Per shkak te semundjeve e metodave te trajtimit te ndryshme dhe teknologjise ne zhvillim te shpejte, eshte pothuajse e pamundur per nje kirurg te jete ekspert ne çdo nenspecialitet te kirurgjise se pergjithshe, prandaj kirurget kane tendence te specializohen ne nje fushe te veçante te kirurgjise se pergjithshme ne mjekesine e sotme.

Nje kirurg i pergjithshem specializohet ne nje fushe te veçante te kirurgjise se përgjithshme dhe zhvillon nje ekspertize ne kete fushe, ne e quajme kete "Kirurgjia me Teme specifike".

Edhe pse quhet “Kirurgji e Pergjithshme” dhe nuk eshte e ndare zyrtarisht ne grupe, ka nje perpjekje dominuese per te krijuar reparte me subspecialitete.

Keshtu, kirurget e pergjithshem mund te koncentrohen ne nje fushe specifike; ata ndjekin permiresimet e fundit ne kete fushe edhe permiresojne aftesite e tyre. Eshte e mundur te ofrohet sherbim me cilesi me te mire me disa kirurge te cilet jane mjeshtera te subspecialiteteve te kirurgjise se pergjithshme, ne vend te disa kirurgeve te kirurgjise se pergjithshme te cilet tentoje te jene mjeshtera te te gjitha degeve te kirurgjive.

Departamenti i Kirurgjise se Pergjithshme ne Spitalin Memorial perbehet nga profesore te cilët jane eksperte ne fusha te ndryshme. Çdo Profesor eshte pergjegjes per fushen e tij / saj te ekspertizes. Si pasoje eshte e mundur te sigurohet sherbim efikas, adekuat dhe cilesor per kujdesin shendetesor. Ajo cfare eshte me e rendesishme eshte se çdo profesor vepron si pjese e nje makinerie te harmonizuar, ne vend qe te veprojne si disa makina te pavarura. Te dhenat  kirurgjike dhe zbatimet e tyre varen nga vendimi i nje ekipi e jo ne mendimet individuale; qe integron nje mekanizem serioz auto-kontrolli ne sistem.

Cili eshte koncepti i Kirurgjise se Pergjithshme?

Kirurgjia e Pergjithshme perfshin disa fusha te ndryshme te tilla si kirurgji te tiroides, kirurgji te gjirit, kirurgji te ezofagut, zorreve te holla, semundjeve te zorres se trashe (psh: majasell), melçise, pankreasit,kanalit dhe fshikezes se urines, temthit, fshikezes e temthit dhe hernies.

Edhe pse arsimi i kirurgjise se pergjithshme i perfshin te gjitha keto fusha, kirurget kane tendence per tu specializuar ne fusha te veçanta.

Subspecialitetet jane:

Metoda Hepato-pancreato-biliary ose melci-pankreas-temth, kirurgjia e kanalit dhe fshikezes se urines; kirurgjia gastro-intestinale (ezofag, stomak, zorret e holla dhe semundjet e zorres se trashe); dhe kirurgji tiroide (endokrine)-gjoksi.

Доктора Отделения

Больница Мемориал Медстар Анталия

Медицинский центр Мемориал в Районе Этилер – Стамбул