Prezantim

Spitali “Memorial” eshte projekti i pare i sherbimeve mjeksore i Grupit te Investimeve Mjekesore, krijuar ne vitin 1995. Projekti per Spitalin Memorial filloi ne vitin 1996; ky projekt sherbeu si nje shembull ne industrine e spitaleve ne Turqi.

Projekti i spitalit Memorial u themelua nga nje grup vendas i cili bashkepunoi edhe me ECRI. ECRI eshte nje agjensi kerkimesh ne sherbimet shendetesore jo fitimprurese lider ne arenen boterore e perkushtuar ndaj avancimit te cilesise se perkujdesjes shendetsore. Kjo agjensi ka dhene ndihmen e saj ne perzgjedhjen e aparateve mjeksore me te fundit.

Punimet e ndertimit perfunduan ne fund te vitit 1999, ndersa instalimi i pajisjeve perfundoi ne Janar 2000. Pacienti i pare u prit ne Shkurt te vitit 2000.

Brenda nje periudhe te shkurter kohore, spitali Memorial e plotesoi kapacitetin e shtreterve. Projekti i pare i spitalit per zhvillim te metejshem u realizua ne 2001 me hapjen e 2 klinikave, 450 m2 secila, per pacientet te cilet nuk arrinin te shtroheshin ne spitalin Memorial. Ne veren e vitit 2002, u shtuan gjithashtu 50 shtreter dhe u krijua nje klinike moderne materniteti se bashku me nje dhome operacioni.

Ne vitin 2004, numri i dhomave arriti ne 136 dhe numri total i shtreterve ne 184. Ne vitin 2003 hapi dyert Klinika Memorial Suadiye per te sherbyer pacienteve te jashtem edhe ne pjesen Aziatike.