Informacione rreth Korporates
Akreditimi (JCI)
Spitali Memorial eshte qendra e pare mjeksore ne Turqi e akredituar nga JCI (Joint Commission International), dhe renditet e 21-ta ne bote.
Departamentet tona mjeksore dhe logjistike jane planifikuar dhe operojne duke u bazuar ne standartet e JCIA (Joint Commission International Accreditation - Komisioni I Perbashket Per Akreditimin Internacional).
Shtypni ketu per te vizituar faqen e internetit te JCIA.
Akreditimi percakton disa standarte te cilat jane te nevojshme per te permirsuar cilesine ne fushen e sherbimit mjekesor dhe per te eliminuar ose zvogeluar rreziqet qe hasin organizatat shendetsore. Ne pergjithesi, akreditimi drejtohet nga organizata jo fitimprurese.
Permiresimi i cilesise gjate kujdesjes per pacientin, garantimi i sigurise se pacientit, zvogelimi i rrezikut (per pacientin dhe punonjesit), vazhdimesia e studimeve jane angazhimet baze ne intitucionin tone.
Shkurtimisht, akreditimi synon:
- Permirsim te cilesise te sherbimeve
- Zvogelim te kostos
- Perforcim te sigurise e seriozitetit te instucionit
- Permirsimi i menaxhimit te shebimit mjeksor
- Sigurimin e edukimit shendetsor
- Arritjen e rezultateve pozitive gjate punes
- Sigurimin e matjes dhe evaluimit te drejte
JCIA (Joint Commission International Accreditation - Komisioni i Perbashket per Akdreditimin Internacional) - JCAHO (Joint Commission on accreditation of healthcare Organizations - Komisioni i Perbashket per Akreditimin e Organizatava Shendetesore)
JCIA, eshte themeluar ne vitin 1998 si pjestare e JCAHO. Misioni i JCI eshte te siguroje sherbim akreditimi per te permiresuar cilesine e sherbimeve mjekesore te shoqerise. JCAHO eshte lider ne cilesine e sherbimeve mjeksore per me shume se 75 vjet dhe eshte nje organizate e pavarur dhe jo fitimprurese e cila percakton dhe ka akredituar me shume se 20.000 organizata shendetsore.
Standartet e Komisionit te Perbashket (Joint Commission)
JCIA hodhi hapin a pare per t’iu pergjigjur rritjes se kerkesave per vleresimin e sherbimeve mjekesore bazuar ne disa standarte. JCIA synon te imponoje procese me standarte objektive per organizatat shendetsore dhe shoqatat internacionale, te krijoje programe permiresimi te vazhdueshme dhe te perhershme dhe te percaktoje standartet duke marre ne konsiderate nevojat lokale. Standartet jane te vendosura per te gjitha aktivitetet. Çdo institucicion duhet te plotesoje disa standarte baze. Egzistojne standarte shume te larta per sigurine e pacentit dhe perkujdesjen ndaj tij. Akreditimi perfshin faktoret ligjore, fetare dhe kulturore te shtetit ne te cilin ndodhet institucioni shendetsore.