Loading

zhvillimet e fundit

Tema e Konkursit të 21-të Ndërkombëtar të Vizatimit për Fëmijë ‘’Memorial’’ të këtij viti është: Unë jam i shëndetshëm sepse…

Tema e Konkursit të 21-të Ndërkombëtar të Vizatimit për Fëmijë ‘’Memorial’’ të këtij viti është: Unë jam i shëndetshëm sepse…
7.04.2026 09:48:11

Grupi i Shëndetit ‘’Memorial’’, i cili beson në fuqinë pozitive dhe shëruese të artit dhe integron artin në disa procese trajtimi, po organizon Konkursin e tij Ndërkombëtar të Vizatimit (Pikturës), të mbajtur tradicionalisht, për të 21-tën herë këtë vit. Tema e këtij viti që mbahet çdo vit me një temë të ndryshme, duke u hapur për pjesëmarrjen e fëmijëve nga e gjithë bota është "Jam i Shëndetshëm Sepse...",
Memoriali synon të inkurajojë fëmijët të shprehin se si e mbrojnë shëndetin e tyre përmes ngjyrave dhe të rrisë ndërgjegjësimin rreth perspektivave të një jetese të shëndetshme dhe ta pasqyrojë këtë përmes artit të Vizatimit (Pikturës) me konkursin e Vizatimit (Pikturës) që organizoi. Afati i fundit për aplikime në konkurs, i cili është i hapur për të gjithë nxënësit në nivelet parashkollore, fillore dhe të mesme është 25 maj.

Vizatimi është gjuha e të menduarit të fëmijëve.

Dr. Melda Alantar, specialiste e pedagogjisë nga Departamenti i Shëndetit dhe Sëmundjeve të Fëmijëve në Spitalin ‘’Memorial Şişli’’, deklaroi se vizatimi ka përfitime të konsiderueshme për zhvillimin e fëmijëve dhe dha informacionin e mëposhtëm:
 “Vizatimi, veçanërisht në moshë të re, është një mjet shprehjeje më i fuqishëm sesa fjalët. Është një mjet i fuqishëm që pasqyron tiparet e personalitetit, marrëdhëniet ndërpersonale dhe gjykimet e vlerave të  fëmijëve. Prandaj, ndërsa është e mjaftueshme që prindërit dhe mësuesit t'u japin fëmijëve mundësinë për të vizatuar dhe t'i inkurajojnë ata në këtë drejtim, një qasje edukative që përshpejton prirjen e fëmijës për të vizatuar duhet të ndiqet në fazat e mëvonshme. Shpërblimi i fituesve të konkurseve të artit ndihmon në rritjen e vetëbesimit të fëmijëve dhe mbështet zhvillimin e tyre  duke i mundësuar ata të bëhen të vetëdijshëm për aftësitë (talentet) e tyre.”

Kushtet e Aplikimit

  • 1. Konkursi do të mbahet në tre kategori: parashkollor, shkollë fillore dhe shkollë e mesme.
  • 2. Vizatimet do të bëhen në letër vizatimi 35 cm x 50 cm duke u përdorur bojë pastel.
  • 3. Emri -  mbiemri, mosha, shkolla e konkurentit dhe emri - mbiemri dhe numri i telefonit të  prindit duhet të shkruhen në këndin e pasmë të djathtë të pikturave.Çdo konkorent  lejohet të marrë pjesë në konkurs vetëm një herë.
    
    4. Pikturat e paraqitura në konkurs nuk do t'u kthehen pronarëve të tyre. Vetëm veprat fituese mund t'u kthehen pronarëve të tyre nëse kërkohet brenda 1 (një)  viti. 
  • 5. Konkurrentët mund të dorëzojnë pikturat e tyre në adresën [email protected]  deri më 25 maj 2026.
  • 6. Fituesit do të shpallen më 30 maj 2026 nëpërmjet www.memorial.com.tr
    

Çmimet:

  • 1. Biçikletë
  • 2. Kufje Bluetooth Vestel Desibel K650 të Bardha dhe Ora inteligjente Vestel 2 Max, e gjelbër 
  •  3. Blender i Rikarikueshëm Vestel Mix&Go në Ngjyrë Blu
  • Përmendje e Nderuar: Seti Edukativ për Fëmijë ‘’Akademi’’

 

Llogaritë e mediave sociale
Mbështetimi drejtpërdrejtë Merni një takim lehtësisht